Shoferi i autobusit refuzon të vozis gruan me burka, ja sa pritet të gjobitet

22:22 | 14 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një shofer i autobusit në Gjermani mund të përballet me një gjobë deri në 8, 500 euro, pasi refuzoi që të lejonte në bord një grua të veshur me burka.

Incidenti ka ndodhur në Emden, Sanksonia e Ulët, transmeton portali arbresh.info.

Policia ka deklaruar se është duke e hetuar incidentin, të cilën ata e përshkruajnë si një ‘kundërvajtje administrative’.

Sipas mediave lokale gjermane, gruaja që u ndalua ishte shtatëzane dhe po udhëtonte me burrin e saj.

Burri i gruas raportoi çështjen në polici dhe në këshillin vendor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme