Ky është momenti i tmerrshëm kur një veturë përplaset në një turmë njerëzish, të cilët po qëndronin në një kafene në Turqi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë njerëzit, të ulur në një kafene pranë një rruge të ngarkuar në Bulevardin Turkmenbashi në Adana të Turqisë.
Papritmas një veturë e bardhë shmanget nga një korsi trafiku dhe drejtohet drejt grupeve të njerëzve që po shijonin pijet.
Derisa afrohet tek një pengesë e vogël, e cila ndan kafenenë nga rruga, njerëzit mund të shihen duke u larguar nga rruga.
Dhe ndonëse tavolinat dhe karriget shihen duke “fluturuar”, nga të pranishmit, vetëm tre prej tyre janë lënduar. /Telegrafi/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...