Shndërrohet në ‘luftë’ festivali më i madh muzikor i Amerikës Latine – Sulmohet hoteli ku po qëndronte Ricky Martin

10:21 | 25 Shkurt 2020
Arbresh Info

Protestat antiqeveritare u mbajtën në natën e hapjes së festivalit më të madh muzikor të Amerikës Latine në qytetin turistik të Vina del Mar në Kili.

Demonstruesit sulmuan hotelin ku po qëndronin  artistët që kishin ardhur për festival, transmeton arbresh.info.

Rreth 150 demonstrues të maskuar në Kili sulmuan dyqanet dhe Hotelin O’Higgins, ku po qëndronin shumë artistë nga mbarë bota.

Është bërë e ditur se demonstruesit i vënë në zjarr  të paktën 7 automjete para hotelit, me ç‘ rast në vendin e ngjarjes u dërguan ekipet policore të cilët evakuuan pushuesit që po qëndronin në hotel.

Këngëtari i famshëm Ricky Martin, i cili erdhi në qytet për pjesëmarrje në festival, duke bërë thirrje për protestuesit, tha se “tregoni shqetësimet tuaja në mënyrë të qetë”.

Ndërkaq, 23 policë u plagosën dhe u arrestuan 15 demonstrues.

Kujtojmë se protestat nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove në 6 tetor të vitit 2019.

Edhe pse Presidenti Sebastián Piñera kishte pezulluar rritjen e  tarifave të metrosë që ndezën protestat, trazirat kanë vazhduar pavarësisht njoftimit.Për shkak të këtyre protestave, kishin humbur jetë 23 persona, mijëra të tjerë ishin plagosur, ndërkaq 9 mijë e 203 të tjerë ishin arrestuar./arbresh.info/

Të ngjashme