Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të bisedojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin të dielën dhe atë ukrainas Vladimir Zelensky, në përpjekje për të “shmangur më të keqën” në Ukrainë.
Lajmi është bërë i ditur nga Pallati presidencial në Francë, transmeton portal arbresh.info
“Detyra jonë është ende të shmangim më të keqen. Ne mendojmë se kemi ende mundësinë për të penguar presidentin Putin nga sulmi ndaj Ukrainës,” thuhet në deklaratë.
Pothuajse në të njëjtën kohë me lëshimin e deklaratës, presidenti amerikan Joe Biden foli në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se ishte i bindur se Putini ishte i vendosur të sulmonte Ukrainën.
Megjithatë, Biden ka shtuar se nuk është vonë për diplomaci./arbresh.info/
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri