Të paktën katër militantë janë vrarë gjersa po tentonin të kryenin një sulm ndaj një stacioni policor në veri të kryeqytetit të Arabisë Saudite, raporton Al Arabiya.
Sulmi ndodhi në zonën e Zulfi, që ndodhet rreth 250 km në veri të Riadit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Al Arabiya TV, të dyshuarit ishin brenda një makine kur u përpoqën të përplaseshin përmes hyrjes kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Qendrës së Hetimeve në Riad.
Megjithatë, ata u interceptuan nga personeli i sigurisë dhe automjeti i tyre u pengua nga qasja në kompleks.
Palët pastaj shkëmbyen zjarr, gjë që rezultoi me vdekjen e sulmuesve./Arbresh.info/
#Breaking #SAUDI MEDIA SAYS FOUR SUSPECTED ARMED MEN KILLED IN ABORTED ATTACK TARGETING POLICE STATION NORTH CAPITAL # RIYADH pic.twitter.com/J1VxRxOZNQ
— Mohamed Othman (@Othmanbay) April 21, 2019
A ka pasur heqja e dinarit “efekt pozitiv” në si...
Modriq shënon golin e parë në Kupën e Mbretit, pas 13 vjetëv...
Arteta dëshiron të nënshkruajë me yllin spanjoll, por Arsena...
“Gjesti ka dal si king”, banorët diskutojnë për Gjestin pas ...
Lutfiu: Serbët bllokuan rrugën në Bujanoc, tentuan të hynin ...
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime