Senatorët amerikanë të premten mbrëma i dhanë dritën jeshile një pakete për financimin e Qeverisë që mban të hapura disa departamenteve kyçe, që rrezikonin të mbylleshin gjatë fundjavës.
Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të buxhetit federal për vitit 2024, pas një bllokade disamujore në Kongresin thellësisht të ndarë.
Paketa në vlerë prej 460 miliardë dollarësh mori mbështetjen e dy partive, edhe pse kishte kundërshtime nga dhjetëra republikanë të cilët nuk e kanë pranuar marrëveshjen lidhur me shkurtimin e shpenzimeve. Po ashtu një ligjvënës demokrat votoi kundër marrëveshjes.
Kongresi është dashur të miratonte pesë muaj më parë 12 projektligje vjetore që përbëjnë buxhetin federal dhe pa votimin e së premtes, gjatë fundjavës do të mbylleshin disa departamente qeveritare dhe agjenci.
Por, Senati e shmangi mbylljen me një marrëveshje të arritur për gjashtë projektligjet e para, duke u mundësuar departamenteve apo agjencive që merren me bujqësi, tregti, drejtësi, shkencë, mjedis, strehim dhe transport, të funksionojnë deri në fund të vitit fiskal, më 30 shtator.
Disa prej kundërshtive më të mëdha – që kanë të bëjnë me projektligjet për financimin e mbrojtjes, sektorit të punës, të shëndetësisë dhe sigurisë kombëtare – janë vendosur në paketën e dytë e cila duhet të dërgohet te presidenti amerikan, Joe Biden, deri më 22 mars.
Një mbyllje e pjesshme gjatë fundjavës do të kishte kërcënuar një sërë funksionesh të Qeverisë, përfshirë inspektimet ushqimore, përfitimet e veteranëve apo hulumtimet shkencore.
Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, përmes një deklarate të dhënë para se të miratohej për projektligjin, tha se legjislacioni është “një hap i madh” drejt financimit të plotë të Qeverisë.
Paketa e parë e financimit kaloi relativisht lehtë përmes Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, edhe pse disa republikanë të krahut të djathtë u shprehën të zhgënjyer pasi argumentuan se legjislacioni nuk ka adresuar disa politika që janë me prioritet për partinë e tyre.
Marrëveshja shton edhe 1 miliard dollarë më shumë për programin federal ushqimor për nënat që kanë të ardhura të ulëta, që është një financim i cilësuar si prioritet nga demokratët. Përmes paketës së financimit, të miratuar nga senatorët, po ashtu është rritur ndihma për qiranë dhe janë rritur shpenzimet për veteranët.
Ndërkaq, ka po ashtu një shkurtim prej 10 për qind të financimit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), për Agjencinë për Mbrojtje Mjedisore, Byronë për Alkool, Duhan, Armë dhe Eksplozivë./Radio Evropa e Lirë
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...