Google ADS

Shkruhet historia: Trump dhe Kim Jong-un do të takohen sot

01:17 | 12 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të takohen për një samit të pashembullt të martën, që synon të zbusë tensionet në gadishullin Korean.

Deri me tani asnjë president amerikan nuk ka arritur që të ulet në bisedime me ndonjërin nga udhëheqësit e Koresë Veriore, transmeton portali arbresh.info

Trump ka deklaruar se bisedimet kanë për qëllim që të sjellin paqe.

Takimi shënon një ndryshim dramatik në marrëdhëniet mes palëve, të cilët vitin e kaluar ishin tensionuar edhe për nga fyerjet dhe kërcënimet për luftë.

Koreja e Veriut ka thënë se është i gatshëm që të angazhohen për denuklearizimin, por është e paqartë se si kjo do të arrihet apo atë që mund të kërkohet në kthim.

Samiti do të mbahet në një hotel në Sentosa, një ishull turistik popullor disa qindra metra jashtë Singaporit, në orën 9:00 sipas kohës lokale.

Forca të mëdha të sigurisë ndodhen në vendin e takimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme