Google ADS

Shkroi ndihmë në gur, shpëtohet lundërtari

13:17 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një 30-vjeçar nga Rusia i cili kishte provuar të lundrojë i vetëm nga Suedia në Spanjë në një barkë të cilën ai e kishte blerë në Stokholm, u shpëtua pas kërkimeve të bëra falë mesazhit që kishte shkruar  në një gur ku kërkonte ndihmë.

Burri, i cili nuk është identifikuar ende për publikun, u raportua i zhdukur të mërkurën, pasi kishte humbur kontaktet  me familjen dhe shokët. Roja bregdetare e Suedisë ka reaguar menjëherë duke organizuar një operacion shpëtimi duke përfshirë barka dhe helikopterë, së bashku me Administratën Detare dhe një numër i vullnetarëve civilë, transmeton portali arbresh.info

Shpresat për të gjetur lundruesin u shuan të premten kur gjetën barkën e tij në bregdetin juglindor të Suedisë.

Edhe pse kishin humbur të gjitha shpresat, mjetet eshpëtimit , mbi ishullin Ostergotland panë një njeri afër fjalës “NDIHMË’ me shkronja të mëdha të rregulluara me myshk.

Lundruesi u dërgua shpejt në spitalin e Linkoping duke raportuar kështu që është në gjendje të mirë shëndetësore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme