Shkrimtari Stefano Massini na rendit 10 gjëra, që nuk do të jenë më të njëjtat, pasi gjithçka të ketë marrë fund. Ai i drejtohet Aleksandros, vogëlushit që lindi saktësisht 30 ditë më parë, lindja e të cilit përkoi me shpërthimin e virusit në Itali.
Por cila shoqëri do ta kujtojë Aleksandron, kur së fundmi gjithë kjo të ketë kaluar? Po ju rendisim 10 gjëra, që nuk do të jenë më si më parë. Në fund të fundit, çdo traumë ndryshon thellësisht jo vetëm individët, por edhe një popull të tërë.
Mendimi ynë për botën
Do të ndryshojë nocioni ynë, për botën. Deri para dy ditësh, mendimi ynë për botën ishte si një godinë e përbashkët, në papafingon e së cilës, qëndrojnë zotërinjtë e G8-ës, deri në bodrumet ku qëndron Bota e Tretë. Përkundrazi, zbuluam se mund të sëmuremi të gjithë, si ata që jetojnë në shtetin e Nju Jorkut, ashtu edhe ata që jetojnë në Kore, Iran dhe Afrikën e afërt. E gjithë kjo do të ndryshojë, pra, ideja që kemi për botën dhe për ndarjet që e kanë qeverisur atë deri më sot.
Koncepti ynë për “Kilometri zero”
Për njëfarë kohe, kemi kërkuar t’i kemi gjërat lehtësisht mbi divanin e shtëpisë, nga ndeshjet e futbollit, deri te filmat streaming, pa qenë nevoja të largohemi nga shtëpia, të kërkojmë parkim për makinën, apo të gjejmë një vend në auditorin e kinemasë. Sot që jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpinë e rehatshme, kuptojmë se do të donim të qëndronim jashtë, të shkonim në kinema, në stadium, në restorant. Këtu fillon kontradikta. Ndoshta edhe kjo gjë nuk do të jetë më e njëjtë dhe mbase do të kemi dëshirë të frekuentojmë vendet publike, duke braktisur komoditetet e shtëpisë për t’iu përshtatur gjithçkaje.
Ndarjet që qeverisin botën
Ndarjet dhe dallimet nuk do të jenë më të njëjtat. Për një kohë të gjatë kemi menduar se kishte VIP-a dhe jo VIP-a. Aktualisht kemi të bëjmë me një situatë, në të cilën është gjithçka e barabartë, në të cilën është shfuqizuar loja mes beqarëve dhe të martuarve, në të cilën u mbyll si furrtari i fshatit, ashtu edhe ndërmarrja e madhe që prodhon makina. Kufijtë dhe ndarjet do të marrin kuptim të ri.
Politika
Kur një burrë ose grua, provon frikë ose tronditje të madhe. A e dini se çfarë ndodh? Kur tronditja kalon, gjithçka e mëparshme të duket e vjetër, bajate dhe e dalë mode. Ndoshta ka kaluar pak kohë, por tronditja këtë efekt ka. Si rrjedhojë, ka të ngjarë që bota të ketë një politikë ndryshe, që Italia do të ketë një politikë ndryshe. Sepse gjithçka që ishte deri pardje, përpiquni të mendoni, tashmë duket se është shumë e vjetër, shumë e largët, bajate.
Cikli rrethor
Ishim të bindur se ishim si brejtësit në kafaz, përmes të cilit, kur shohim pemët të lulëzojnë do të thotë që është pranverë dhe se përgatitemi për fundin e vitit shkollor, më pas pushimet, në shtator rikthimi në bankat e shkollës, pastaj intervalet e shkurtra të vjeshtës, Krishtlindjet dhe më pas, sërish gjithçka nga e para, brenda një mekanizmi që është gjithmonë i njëjtë. Tani e dimë që mekanizmi mund të bllokohet, ai mund të ndalet. Pra, besoj se edhe ideja e ciklit fiks do të ndryshojë gjithashtu.
Të qenit i shoqërueshëm
Pas koronavirusit, do ndryshojë edhe shoqërimi. Mendonim se mund t’i zëvendësonim miqtë e vërtetë me ata virtualë. Ne besuam te follower, te miqtë në “Facebook”. Kur gjithë kjo të marrë fund, do të kemi nevojë gjithnjë e më shumë, për t’i parë njerëzit në fytyrë, për t’i ndier fizikisht pranë.
Frika
Kur përjetohet frika e vërtetë, shkaku i frikës nuk jep efekt. Për një kohë të gjatë u përpoqëm të përdorim frikën: e bëri media, e bëri politika. Këtej e tutje, nuk do të jemi të gatshëm të besojmë se kush po krijon tymnajë, pa pasur vërtet ndonjë problem real. Tani që e kemi provuar në lëkurën tonë edhe ideja për frikën, do të ndryshojë.
Kujtimi
Për herë të parë, prej ardhjes në këtë botë, në Perëndim po provojmë një dramë të vërtetë kolektive. Për vite me radhë do të themi: “Po ti a ishe kur mbërriti Koronavirusi? Po ti a ishe atje kur rrugët ishin të shkreta? Kur u mbyllën dyqanet? Po, unë isha atje. Po, e kam përjetuar”. Sot, u kemi hequr shumë herë mundësinë të jemi të besueshëm atyre që na treguan kujtesën e asaj që ndodhi, për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore. Unë besoj se sot do kemi një vlerë të ndryshme të kujtesës, sepse i kemi vetë stigmatët. Sepse ne po përjetojmë diçka që do të mbetet në lëkurën tonë.
Do të ndryshojmë edhe ne vetë
Thuajse të gjithë, jemi si ky foshnjë 30-ditësh. Befas, jemi të vetëdijshëm se jemi të brishtë, të pambrojtur. Por kjo është gjendja njerëzore. Më kot e paskemi mashtruar veten, se qenia njerëzore ishte e fortë, ishte e gjithëfuqishme, e pamposhtur, se ishte pothuajse një makinë. Kjo përvojë, na kujton se të gjithë jemi jashtëzakonisht të brishtë
Mes gjërave që nuk do të jenë më kurrë si më parë, ekziston një tjetër që nuk arrijmë ta dallojmë. Është diçka që vepron brenda secilit prej nesh, por mbi të gjitha është diçka ndryshe për gjithsecilin prej nesh.
Është diçka që do të ndryshojë paksa përgjithmonë jetën tonë: atë vendim, që nuk do të kishim kurrë guxim ta merrnim, ose atë puthje, që nuk do ta kishim dhënë kurrë, ose atë fjalë, që, para gjithë kësaj, nuk do të kishim mundur kurrë ta thoshim. Pra, shpreheni atë që për ju, nuk do të jetë kurrë më si më parë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...