Arktiku është ngrohur thuajse 4 herë më shpejt se pjesa tjetër e botës në 40 vitet e fundit.
Kështu thotë një studim i ri që ngre shqetësime se modelet e klimës për polet, ngrohja e të cilave ka një ndikim madhor në nivelin e detit, mund të nënvlerësohen.
Studimi, i publikuar nga revista “Nature”, ngre në mënyrë domethënëse kuotën e ngrohjes në rajonin përreth Polit të Veriut.
Ndërkohë, edhe në Alpet e Evropës, akullnajat po tkuren me një shpejtësi alarmante.
“Ngrohja globale vazhdon. Mund ta shohim tek akullnajat që po pakësohen, shpejtësia me të cilën ato po zhduken po përshpejtohet. Kjo tashmë është e qartë. Akullnajat kanë qenë vende të frekuentuara prej disa dekadash dhe personalisht mendoj se nga sot e tutje do na duhet të kontribuojmë më shumë sesa në të kaluarën”, thotë Robert Bolognesi, studiues.
Temperaturat në malet më të larta të Evropës janë rritur me thuajse dy gradë Celsius në 120 vitet e fundit, thuajse dyfishi i mesatares globale; sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Alpeve.
Në Itali, Francë dhe Zvicër, autoriteteve iu desh të mbyllnin resortet turistike në Alpe për shkak të shkrirjes së akujve.
Sidomos në Zvicër, nxehtësia po bën që akullnajat të tregojnë një pjesë dërrmuese shkëmbore të maleve. /euronews.al/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...