Shtatë trupa të pajetë janë gjetur pasi një rrëshqitje masive e dheut shkatërroi shtëpitë në një rajon të Norvegjisë, raporton BBC.
Katër trupa ishin gjetur të premten dhe të shtunën, ndërsa tre tjerë u gjetën të dielën. Viktima e parë që u gjet ishte 31-vjeçari Eirik Gronole.
Disa persona ende mbesin të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në fshatin Ask të mërkurën.
Trupat e kërkim-shpëtimit po bëjnë përpjekje për të gjetur të mbijetuar tjerë, mirëpo gjasat po zbehen.
Policia ka thënë se trupi i fundit është gjetur në vendin ku ishin gjetur edhe dy trupa tjerë.
Pesë viktima janë identifikuar deri më tash, përfshirë një burrë 40-vjeçar dhe vajza e tij dyvjeçare.
Dhjetë persona tjerë janë lënduar./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...