Shkon në shkollën e Princit George, arrestohet gruaja 40 vjeçare (FOTO)

08:59 | 16 Shtator 2017
Arbresh.info

Policia britanike në Londër, ka arrestuar një grua pasi dyshohet për tentativë vjedhje në shkollën e frekuentuar nga princ George, djali i William dhe Kate dhe nipi i mbretëreshës Elisabeth.

Gruaja, rreth 40 vjeçe, hyri gjatë së martës në institutin St. Thomas’s Battersea, ndërsa u arrestua pak më vonë.

Ndërkohë autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në institutin arsimor.

“Po punojmë me shkollën e frekuentuar nga madhëria e tij princi George, për të rivlerësuar masat e sigurisë pas incidentit”, tha policia londineze.

Megjithatë nënvizohet se deri më tani nuk ka ndonjë element, që të përbëjë rrezik për princin George apo fëmijë të tjerë.

Princi George, 4 vjeç, është i treti në radhë si trashëgimtar i fronit mbretëror. Ai nisi institutin parashkollor më 7 shtator, në institutin që frekuentohet nga 560 fëmijë me moshë nga 4 deri në 13 vjeç.

Helen Haslem, head of the lower school greeting Prince George and the Duke of Cambridge at Thomas's Battersea in London, as he starts his first day of school. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Thursday September 7, 2017. See PA story ROYAL George. Photo credit should read: Richard Pohle/The Times/PA Wire

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme