Google ADS

Shkon në pesë numri i të vrarëve në Maryland

23:42 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info
Policia ka konfirmuar ka shkuar në pesë numri i të vrarëve nga të shtënat me armë zjarri në selinë e gazetës Capital Gazette në Annapolis të Marylandit, raporton Reuters. Kurse për këtë rast ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Para nisjes në Wisconsin u informova për të shtënat në Capital Gazette në Annapolis, Maryland. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Falënderoj të gjithë personave që i janë përgjigjur kësaj dhe janë në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Trump në Twitter.

John McNamara, i cili ka punuar për gazetën dhe është redaktor i Bowie Blade-News dhe gazetës së Crofton-West County, është konfirmuar në mesin e personave mbi të cilët është qëlluar.

4 të vrarë e 20 të lënduar nga të shtënat në redaksinë e një gazete në Maryland
Raportohet se të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar pas të shtënave me armë zjarri në selinë e gazetës Capital Gazette në Maryland.

Phil Davis, reporter i kësaj gazete, ka konfirmuar se disa njerëz janë qëlluar.

Kurse praktikanti në këtë gazetë, Anthoni Messenger, ka shkruar në Twitter, “një person po sulmon me armë zjarri në ‘888 Bestgate’, ju lutem na ndihmoni”.
Daily Mail thotë se Policia ka konfirmuar se deri tani katër janë të vdekur e 20 të tjerë janë lënduar. Raporte të pakonfirmuara thonë se sulmuesi është në paraburgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme