Shkon në mbi 2.1 milionë numri i të infektuarve nga Covid-19 në Afrikë

08:31 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 2.150.097 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 15.784 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 51.354, me një rritje prej 321 viktimash në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.378 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.608 dhe Maroku me 5.689.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 781.941 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 345.276 raste dhe Egjipti me 114.832.

Deri më tani, 1.815.902 persona të infektuar janë shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme