Google ADS

Shkon në 57 numri i viktimave në Kabul

20:28 | 22 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një sulmues vetëvrasës i Shtetit Islamik ka kryer një sulm terrorist në një qendër të regjistrimit të votuesve në Kabul.

Të paktën 57 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa janë plagosur më shumë se 100 persona, transmeton portali arbresh.info

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Publike Wahid Majro ka deklaruar se në mesin e 57 viktimave, 22 ishin gra dhe tetë fëmijë.

Ai shtoi se 119 persona janë plagosur, mes tyre 17 fëmijë dhe 52 gra.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Shteti Islamik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme