Google ADS

Shkon në 52 numri i të vrarëve në stacionin e trenit, përfshirë edhe fëmijë

07:41 | 9 Prill 2022
Trina Galanxhi

Të paktën 52 njerëz janë vrarë, duke përfshirë pesë fëmijë, në një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk.

Stacioni po përdorej për të evakuuar civilët, sipas guvernatorit të rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, transmeton portal arbresh.info

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkruan Rusinë si një “të keqe pa kufi” pas sulmit dhe bën thirrje për një “përgjigje të fortë globale”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, akuzon Rusinë se qëndron pas sulmit, duke e quajtur atë një “mizori të tmerrshme”, ndërsa ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian e konsideron atë një “krim kundër njerëzimit”.

Ministria ruse e mbrojtjes akuzon Kievin për kryerjen e sulmit, duke thënë se donte të përdorte banorët e arratisur “si një “mburojë njerëzore” për të mbrojtur pozicionet e Forcave të Armatosura të Ukrainës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme