Të paktën 5 persona u raportuan të vdekur në Teksas të dielën si pasojë e uraganit Harvey, stuhia tropikale që megjithëse është dobësuar, ka shkatërruar zona të mëdha në vend.
Shirat dhe përmbytjet po shkaktojnë dëme serioze sidomos në zonën urbane të Hjustonit.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa njerëzve të bllokuara nga përmbytjet u kërkohet të ngjiten në çatitë e banesave në mënyrë që të identifikohen nga helikopterët për tu evakuuar.
Autoritetet kërkojnë prej tyre gjithashtu që të mbajnë në dorë ndonjë çarçaf apo peshqir në mënyrë që të shihen më lehtë nga helikopterë e shpëtimtarëve.
Ndërkohë, Tëitteri dhe rrjetet e tjera sociale, po shfrytëzohen gjithashtu për të kërkuar ndihmë.
E gjithë makineria shpëtimit është në aktivitet të plotë. Ka mijëra shpëtimtarë me anije dhe mjete të posaçme që po kërkojnë në qytete dhe fshatra, nga Houston në Corpus Christi, për të identifikuar njerëzit në vështirësi, të bllokuar nga përmbytjet.
Shumë zona të shkatërruara janë të paarritshme dhe shirat do të vazhdojnë për disa ditë, duke e çuar nivelin e ujit në më shumë se një metër në disa vende.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se pas goditjes nga uragani Harvey, situata në Teksas është “serioze dhe përkeqësuar”.
“Siç mund ta shikoni përmbytjet në Houston janë të tmerrshme”, theksoi ai duke folur për Fox News të dielën, duke e krahasuar Harveyn me stuhinë tropikale Allison që goditi qytetin në vitin 2001.
Abbott falënderoi Presidentin amerikan Donald Trump për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Teksas, duke përshpejtuar lëvrimin e fondeve të emergjencës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...