Shkon në 45 mijë numri i të vdekurve nga Covid-19 në Britani

22:02 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 45.053, me një rritje prej 85 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 538 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shifrën e përgjithshme të të prekurve në 291.911.

Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga virusi dhe e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme