Shkon në 434 numri i të vdekurve nga koronavirus në Holandë

18:49 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur në 434, pasi 78 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditësuara të Institutit Shtetëror për Shëndetësi dhe Mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë (RIVM), në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 315 pacientë, ndërsa gjithsej deri më tani 2.151.

Ndërkaq, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 7.431, pasi në 25 orët e fundit janë regjistruar 1.019 raste të reja.

Siç njoftohet më tej, shumica e të vdekurve janë të moshës 80-84 vjeç

Autoritetet thanë se masat e marra në kuadër të luftës kundër virusit pritet të tregojnë efekt të qartë në fundjavë ose javën e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme