Hong Kongu ka raportuar vdekjen e parë nga Koronavirusi të martën, ky është rasti i dytë fatal që shënohet jashtë Kinës nga virusi i ri.
Autoritetet kineze njoftuan se shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 427.
Mijëra qytetarë të huaj janë evakuuar nga epiqendra e virusit, qyteti Wuhan, ndërsa mijëra njerëz u bllokuan në një anije japoneze për shkak se u zbulua që një pasagjer është i infektuar me koronavirus, shkruan “Reuters”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kinë nga koronavirusi vdiqën 64 persona, që paraqet shifrën më të lartë deri më tash për një periudhë të tillë kohore.
Rritje të konsiderueshme shënoi edhe numri i personave të infektuar.
Për një ditë u infektuan 3235 persona, duke e çuar në 20 mijë e 438 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Prej tyre, së paku 151 raste të infektimit u shënuan jashtë Kinës.
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora