Policia turke raportohet se ka arrestuar 25 persona lidhur me një shpërthim në minierë që la të vdekur 41 persona në fillim të këtij muaji.
Menaxheri i kompanisë shtetërore në Amasra dhe disa drejtues të tjerë ishin në mesin e të arrestuarve, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
Një shpërthim më 14 tetor shkatërroi minierën pranë qytetit të vogël të Detit të Zi në Turqinë veriore, duke vrarë 41 minatorë dhe duke plagosur 11 të tjerë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte premtuar një hetim të plotë mbi katastrofën dhe tha se “askush nuk do të kursehej” nëse shpallej përgjegjës.
Punëtorët thuhet se ishin ankuar për një “erë gazi” në minierë për disa ditë përpara shpërthimit vdekjeprurës.
Opozita turke ka akuzuar qeverinë e Erdoganit për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e katastrofës.
Më shumë se 300 njerëz u vranë në një shpërthim dhe zjarr në një minierë qymyri në qytetin turk Soma në vitin 2014.
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...