Numri i viktimave në tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 37.
Tërmeti me madhësi 6.6 në Detin Egje u regjistrua në orën 14.51, të ditës së djeshme, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit.
Puna e shpëtimit vazhdon në 8 ndërtesa, ndërsa ka përfunduar në 9 nga 17 ndërtesat ku po kryhet puna e kërkim-shpëtimit.
649 persona, 836 automjete dhe 20 qen kërkues janë në terren në zonën më të prekur nga tërmeti.Në zonën e tërmetit, 3 mijë e 66 çadra, 34 stacione bazë lëvizëse, 26 mijë e 130 batanije, 10 mijë e 560 shtretër, 6 mijë jastëqe, 5 kuzhina të lëvizshme, 5 automjete hotelierike, 2 automjete të lëvizshme të shërbimit social dhe 164 mijë e 938 pajisje janë në dispozicion të personave të cilët kanë ngelur pa shtëpi.
Gjithashtu sipas medias turke, 3 kamionë lëvizës të koordinimit, 7 avionë ushtarakë të ngarkesave, 1 mjet ajror pa pilot (UAV), 11 anije të Rojës Bregdetare, 6 helikopterë, 1 ekip zhytjeje, 292 personel sigurie u dërguan në rajon në ndihmë të të gjithë qytetarëve turq.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...