Një protestues 20-vjeçar në Venezuelë ka ndërruar jetë të premtën pasi u qëllua në kokë gjatë protestave, thonë autoritetet.
Numri i viktimave gjatë protestave anti-qeveritare ka shkuar në 37, ndërsa opozita përgatitet për më shumë protesta, transmeton portali arbresh.info.
Hecder Lugo u lëndua gjatë luftimeve midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë në Valencia të enjten, ku mbetën të plagosur edhe katër përsona të tjerë.
Prokuroria e shtetit, e cila mban një numër zyrtar të vdekjeve që kur protestat filluan kundër presidentit socialist Nicolas Maduro në fillim të prillit, konfirmoi se ai vdiq pasi u qëllua në një protestë.
Rreth 171 persona janë të plagosur nga protestat e fundit në Venezuelë, ndërsa rreth 152 janë të burgosur, thuhet në raportet e fundit zyrtare./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...