Të paktën 23 persona kanë humbur jetën gjatë protestave në Kili kundër politikave ekonomike të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në mediat sociale të enjten, Zyra e Prokurorisë së Kilit tha se vdekjet ndodhën midis 19 tetorit, pas shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme dhe 26 tetorit.
Deklarata vuri në dukje se 16 persona humbën jetën për shkak të plaçkitjes, pesë u vranë në përleshje me forcat e sigurisë dhe dy u vranë ndërsa ishin në paraburgim.
Identiteti i një protestuesi që u dogj për vdekje nuk është përcaktuar, por ende janë duke u zhvilluar hetimet.
Protestat antiqeveritare, të cilat filluan si reagim për rritjen e tarifave të transportit të cilat më pas u pezulluan, u kthyen të dhunshme më 19 tetor.
Gjatë trazirave, 49 stacione metro u shkatërruan dhe 26 autobusëve iu vu zjarri.
Më shumë se 9.200 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Drejtësisë.
Demonstruesit planifikojnë të organizojnë protesta të tjera masive gjatë fundjavës ku do të kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Sebastian Pinera, i cili zëvendësoi tetë anëtarë të kabinetit, përfshirë ministrat e tij të brendshëm dhe të financave.
Më 18 tetor, protestuesit hodhën turnet në stacionet e metrosë në Santiago pa paguar biletat në protestë kundër një rritjeje të tarifave të transportit.
Pinera njoftoi lëshime, duke përfshirë edhe tërheqjen e rritjes së tarifës, një rritje të pagës minimale dhe mosndryshimin e çmimeve të energjisë elektrike deri në vitin e ardhshëm, në një përpjekje për të qetësuar protestuesit.
Sipas autoritetit statistikor të vendit, gjysma e punonjësve të Kilit fitojnë 550 dollarë ose më pak në muaj.
Qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore të shtunën e kaluar, duke e shtrirë atë më vonë në qytetet në veri dhe jug të vendit.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...