Të paktën 150 palestinezë janë plagosur këtë të premte si pasojë e përleshjeve me policinë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet bëjnë me dije se kjo njëherësh është përballja e parë e tillë prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Policia izraelite ka thënë se para agimit të së premtes “dhjetëra burra të maskuar” kanë marshuar në Al-Aksa duke bërtitur dhe duke ndezur fishekzjarre para se turmat të hidhnin gurë në Murin Perëndimor – i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku luten hebrenjtë.
Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka thënë se dhjetëra persona janë dërguar në spital pas përleshjeve. Dëshmitarët kanë thënë se protestuesit palestinezë kanë hedhur gurë në drejtim të forcave izraelite të sigurisë, të cilat kanë qëlluar me plumba gome drejt disa prej tyre.
Ndërkohë përleshjet e fundit vijnë pas tri javësh me tensione në rritje dhe dhunës vdekjeprurëse në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Hebrenjtë e quajnë atë si Mali i Tempullit, duke iu referuar dy tempujve që thuhet se kanë qëndruar atje në antikitet./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...