Google ADS

Shkon në 13 numri i viktimave në protestën e Sudanit

16:32 | 3 Qershor 2019
L G

Forcat sudaneze të sigurisë e kanë sulmuar një protestë pro-demokratike pranë komandës qendrore të ushtrisë në kryeqytetin e këtij vendi, Khartoum. Burimet mjekësore thonë se të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Sudani është duke u qeverisur nga Këshilli Kalimtar Ushtarak që nga rrëzimi nga pushteti i ish-presidentit Omar al-Bashir përmes puçit në prill të këtij viti. Sidoqoftë, protestuesit po kërkojnë që vendi i tyre të qeveriset nga një qeveri civile.

Forcat e sigurisë reaguan ashpër kundër protestuesve të hënën. Banorët e Khartoumit thanë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me armë dhe kanë parë tym përreth komandës qendrore të ushtrisë.

Protestuesit kanë djegur goma dhe kanë vendosur barrikada në përpjekje për t’i larguar forcat e sigurisë nga grumbulli i tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sudan ka thënë se sulmi i forcave sudaneze të sigurisë kundër protestuesve është i gabuar dhe duhet të ndalet, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme