Si pasojë e dhunës dhe përleshjeve në qytetin Culiacan të rajonit Sinaloa të Meksikës numri i të vdekurve është rritur në 13, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të vdekurve si rezultat i ngjarjeve të dhunshme dhe përleshjeve mes anëtarëve të karteleve dhe forcave të sigurisë pas arrestimit të Ovidio Guzman, djalit të baronit të drogës Joaquin Guzman që njihet me nofkën “El Chapo”, është rritur në 13.
Ovidio Guzman, i cili është i burgosur në SHBA, u arrestua javën e kaluar në shtëpinë e tij në Culiacan ndërsa pjesëtarët e bandës së tij sulmuan forcat e sigurisë dhe filluan aktet e dhunës në zona të ndryshme të qytetit.
Anëtarët e kartelit i vunë zjarrin automjeteve në rrugë dhe hapën zjarr ndaj ndërtesave publike, bizneseve dhe qytetarëve, ndërsa mundësuan arratisjen e 51 të dënuarve nga burgu i qytetit.
Pas këtyre ngjarjeve, kabineti i sigurisë mbajti një mbledhje emergjente, ku mori vendim për lirimin e Guzman-it dhe tërheqjen e forcave të sigurisë.
Në Meksikë janë të pranishme 9 kartele të mëdha që kanë lidhje me mbi 80 nëngrupe dhe banda. Këto kartele në vend krahas drogës janë të përqendruar tek karburantet, mineralet, avokadot, alkooli, agrumet dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...