Shkon në 116 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

20:06 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 116.063, prej të cilëve 900 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 23.135, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.092.055.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 816 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka tejkaluar shifrën 23 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 402.000 raste të konfirmuara dhe 30.741 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 805.649 raste, Rusia me 511.423 dhe India me 300.821 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme