Shkon në 106 numri i viktimave nga zjarret në Hawai

14:26 | 16 Gusht 2023
E.G

Viktimat e para nga zjarret vdekjeprurëse që përfshinë ishullin Maui javën e kaluar janë identifikuar nga zyrtarët.

Departamenti i policisë së Maui emëroi dy viktimat e para si Robert Dyckman, 74 vjeç dhe Buddy Jantoc, 79 vjeç, të dy nga qyteti i Lahaina.

Numri i të vdekurve nga zjarret tani ka arritur në 106 dhe rreth 1300 janë të zhdukur, shkruan BBC.

Ka të ngjarë të duhen disa ditë të tjera që autoritetet të arrijnë një shifër të saktë për numrin e të vdekurve, tha Guvernatori i Hawai-t, Josh Green.

“Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet që kanë filluar të marrin njoftime për të dashurit e tyre”, tha kryetari i kantonit Maui, Richard Bissen. “Si komunitet, ne ofrojmë ngushëllimet tona në këtë kohë të vështirë.”/euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme