Shkon në 105 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Brazil

22:32 | 17 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Qeveria e shtetit të Rio de Zhaneiros ka konfirmuar se numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut ka shkuar në 105.

Në Petropolis, qytetin që u përmbys gjatë shirave të rrëmbyeshëm , ende nuk dihet se sa është numri i njerëzve të zhdukur, transmeton portal arbresh.info

Rubens Bomtempo, kryebashkiaku i qytetit, ka deklaruar se nuk është në gjendje të jap një vlerësim të saktë mbi numrin e njerëzve të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të njerëzve të bllokuar.

Zyra e prokurorit publik të Rio de Zhaneiros tha se kishte përpiluar një listë me 35 persona të zhdukur.

Petropolis, është qytet i vendosur në mal dhe është emëruar sipas Perandorit të shekullit të 19-të, Dom Petro II dhe ka qenë një strehë për banorët që donin t’i largoheshin vapës së madhe dhe shumë i njohur për turistët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme