Aktivistët e opozitës në Sudan kanë thënë se 100 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë së këtij shteti gjatë përleshjeve që janë zhvilluar në kryeqytetin e vendit, Khartoum.
Mjekët që bashkëpunojnë me opozitën thanë se 40 trupa të njerëzve janë nxjerrë nga lumi. Raportohet se civilët po sulmohen nga një grup i frikshëm paramilitar. Këshilli Ushtarak Kalimtar, i cili është aktualisht në pushtet, është zotuar se do të zhvillojë hetime për këto vrasje.
Banorët e Khartoumit i thanë BBC-së se janë duke jetuar në frikë pasi anëtarët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë i kanë pushtuar rrugët. Kjo njësi paramilitare, e cila më parë është njohur me emrin Milicia Janjaweed, u bë e njohur në konfliktin e Darfurit në Sudanin perëndimor më 2003.
“Dyzet trupave të martirëve tanë u nxorën nga Nili dje”, thuhet në deklaratën e Komisionit Qendror të Mjekëve Sudanez, e cila u publikua në rrjetin social, Facebook.
Një zyrtar i këtij grupi i tha BBC-së se ata i kanë parë trupat nëpër spitale dhe se shifra e të vdekurve tashmë ka shkuar në 100.
Një ish-zyrtar i sigurisë tha se disa prej personave të hedhur në lumin Nil ishin rrahur, ishin qëlluar për vdekje, ose ishin prerë me shpata të gjata, shkruan “BBC”, transmeton Express
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA