Shkon në 100 numri i të vrarëve në Pakistan

21:08 | 16 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ka shkuar në 100 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës terrorist në Pakistan.

Përgjegjësinë për sulmin e kryer në një vend të shejtë, e ka marrë Shteti Islamik, transmeton portali arbresh.info.

Autoritetet pakistaneze kanë raportuar se më shumë se 150 persona janë plagosur.

Sulmuesi vetëvrasës ka hyrë në faltoren Lal Shahbaz Qalandar në qytetin e Sehwan Sharif dhe ka kryer sulmin e tmerrshëm.  Shpërthimi ka ndodhur në vendin ku po kryhej një ritual i njohur si Dhamal./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme