Shkon i paftuar në festë, vret 9 persona

20:52 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Policia ruse janë duke marrë në pyetje një të dyshuar për vrasjen e nëntë personave me një pushkë gjuetie në një fshat 150 km në veriperëndim të Moskës.

Trupat e pesë burrave dhe katër grave janë gjetur në një kasolle në Redkino, transmeton portali arbresh.info. Trupi i një gruaja është gjetur në bagazhin e një makine.

I dyshuari është një elektricist, i cili shkoi në një festë i paftuar dhe i dehur vrau viktimat.

Një grua e re mbijetoi duke u fshehur nën një batanije dhe thirri policinë.

I dyshuari është emëruar si Sergei Yegorov, 45 vjeç. Vesti TV i Rusisë thotë se ai ka pranuar krimin.

Mediat ruse raportojnë se ai e humbi toruan kur disa mysafirë refuzuan të besonin atë kur ai tha se dikur kishte shërbyer si një parashutist rus.

Duke u ndjerë i fyer, ai shkoi në shtëpi dhe mori pushkën, më pas u kthye në ndejë dhe hapi zjarr.

Ndër viktimat ishte një grua 92-vjeçare, pronare e kasolles./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme