Shkon afër 240 numri i të vdekurve në Indi pas përplasjes së trenave

08:20 | 3 Qershor 2023
K.B

Së paku 238 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të lënduar nga përplasja e disa trenave në Odisha të Indisë.

Më shumë se 200 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes në distriktin e Balasore, ka thënë kryetari I Odisha, Pradeep Jena, raporton BBC.

Besohet se një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët para se të goditjes nga një tjetër të premten pasdite.

Ky është aksidenti më I rëndë I trenave në Indi në shekullin 21.

Zyrtarët indianë paralajmërojnë se numri I të vdekurve mund të rritet edhe më tutje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme