Kausar Parveen, flet në mes të lotëve, përderisa kujton pantollonat e gjakosur të djalit të saj saj 9-vjeçar, të përdhunuar nga një klerik fetar.
Çdo do herë që ajo fillon të flasë, ndalon, gëlltitet, i fshin lotët dhe fillon përsëri.
Djali kishte studiuar për një vit në një shkollë islame pranë qytetit Kehore, transmeton portali arbresh.info
Rasti për abuzimet seksuale u bë i madh, kur djali gjeti mësuesin e tij të shtrirë pranë tij në medresëne islame, transmeton portali arbresh.info
“Nuk kam lëvizur, sepse kisha frikë”, tha djali.
Mësuesi fetar, i kishte hequr djalit pantollonat duke kryer më pas akt të turpshëm, kujton djali.
Abuzimet seksuale janë një problem i përhapur dhe afatgjatë nëpër medresetë e Pakistanit.
AP gjatë një investigimi ka gjetur nëpër fshatrat e Pakistanit ka shumë raste të abuzimeve seksuale me fëmijë nga mësuesit fetarë.
Për një kulturë ku klerikët janë të “zot”, abuzimi seksual është një subjekt tabu dhe shumë rrallë diskutohet në publik.
AP shkruan se policia në Pakistan shpesh herë paguhet për të mos ndjekur penalisht klerikët e akuzuar.
Në vitin 2004, një zyrtar i Pakistanit zbuloi më shumë se 500 ankesa për sulme seksuale ndaj fëmijëve në shkollat fetare.
Medreset në Pakistan financohen nga njerëz të pasur të biznesit, nga parti politike fetare dhe kanë donatorë edhe Arabinë Saudite./arbresh.info/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë