Shkolla mbyllet pas të “shtënave”

09:54 | 31 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia ka hyrë në një shkollë të mesme të SHBA-së pasi u njoftuan të shtënat me armë zjarri.

Shkolla e mesme e Balboa në San Francisco është mbyllur pasi policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes shkruan Daily Star përcjell arbresh.info

Nxënësit raportohet se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Policia ka gjetur një armë në kampus, sipas raportit amerikan.

Një foto në rrjetet sociale tregon një person të shtrirë në tokë. Policia në një deklaratë: “Një incident ka ndodhur sot në shkollën e mesme Balboa.”

Sipas hetuesve të San Francisco-s, tre persona janë ndaluar. Njëri prej tyre ka plagë jo shumë të rënda.

Gjithashtu edhe një numër i shkollave të tjera rreth zonës janë mbyllur përkohësisht./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme