Një burrë i identifikuar vetëm me mbiemër – Lee, ka përfunduar në burg për shtatë ditë dhe duhet të paguaj edhe 300 yuan (38 euro) për shkak të sulmit fizik ndaj infermieres, e cila po i bënte testin PCR për coronavirus.
Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet shuplakë gruan e veshur me rroba mbrojtëse. Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 22 nëntor.
Burri që ishte i shoqëruar nga gruaja kishte shkuar në spital për të bërë testin për COVID-19, e pas incidentit ai kishte pranuar në polici se kishte ndjerë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës, sa që nga nervoza e ka goditur me tërë forcën infermieren e cila nga frika iku me shpejtësi.
Policia gjithashtu ka njoftuar se Lee e ka kryer sulmin dhe se për këtë ndihet i penduar. E ky është një nga rastet e shumta në Kinë, ku qytetarët gjatë kohës së pandemisë kanë sulmuar punonjësit shëndetësorë. /Telegrafi/
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...