Pas ndarjes nga jeta të shkencëtarit me famë botërore Stephen Hawking, Radio Amerikane “Here & Now” zhvilloi një intervistë me kozmologen dhe profesoreshën e Asociuar pranë Universitetit North Carolina Chapel Hill, Shqiptare – Amerikanen Znj. Laura Mersini Houghton.
“Vdekja e Tij ishte një humbje për të gjithë ne” thotë Houghton pas largimit nga jeta të fizikanit Stephen Hawking.
Si bashkëpunëtore e afërt e tij tregon për konferencat e ndryshme shkencore që kanë mbajtur nëpër botë.
Nga konferenca në Stockhholm, Laura do të kujtonte bisedën me Stephen.
Pasi e pyet se çfarë muzike preferon të vendosnin në banketin e konferencës duke i sugjeruar Operën-Bethoven Nr: 131, që ishte ajo pjesë e kontributit të Beethovenit kur ai ishte plotësisht i shurdhër dhe i verbër. … Stephen qeshi e i tha: “Jo, ne mund të kemi Operën 132”.
Por kjo tregonte shumë, se midis Operës Nr. 131 dhe 132 ekziston një diferencë shumë e mprehtë që qëndron në kombinimin e mungesës së shpresës për të qenë një viktimë e një sëmundje të caktuar e në anën tjetër fuqisë që duhet të dalë fitimtare e në mënyrë të pavarur.
Mes të tjerave Laura ndalet edhe tek ndikimi që la pas në jetë dhe shkencë filozofi i shkencave ekzakte Stephen Hawking.
“Edhe pse trupi i tij ishte i paralizuar nga sëmundja, thotë ajo, mendja e tij e shkëlqyer shkonte përtej kohës dhe hapësirës. Ai ishte i aftë të vendoste një koncept të tërë të vështirë në një fjali të vetme, dhe me një qartësi të tillë që për këdo tjetër do të merrte të paktën një paragraf….E më tej vazhdon.
Ky lloj fortifikimi e bëri atë një person shumë të veçantë, ai ishte mjaft i vendosur në vendimet e tij, mendjen e tij e kishte të vendosur në ato çfarë ndërmerrte e askush nuk mund ta ndalonte”. Sipas Houghton komunikimi me shkencëtarin e madh nuk ishte i vështirë.
Stephen Hawking përgjatë jetës së tij punoi në ligjet bazike me të cilat drejtohej universi, është autor i një sërë librash me karakter shkencor, ku një prej tyre me titull “A Brief History of Time” u shit në miliona kopje. Stephen Hawking është dekoruar me shumë Tituj si “Urdhri i Lartë” nga Mbretëresha e Anglisë, “Shoqërues Nderi”, me Medaljen “Presidenciale për Liri”, me Çmime për “Fizikën Fondamentale” etj.
Duke u ndalur paksa tek figura e fizikanes e shkencëtares shqiptare Laura Mersini Houghton, bashkëshortes e nënës së mrekullueshme, ne si femra shqiptare ndihemi krenare për arritjet e saj të larta që i ka lënë zbulimeve të universit. Ne çdo ditë e më shumë përpiqemi ta vlerësojmë e nderojmë emrin e saj si në arenën kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, pasi e meriton vërtetë. Me Laurën kemi patur disa biseda telefonike, të cilat na kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme. Korres/H&P
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...