Shkencëtarët thanë se kanë zbuluar koralin më të madh në botë afër Ishujve Solomon në Paqësor, duke thënë se ai është “plot jetë dhe me ngjyra”.
Korali i zbuluar është aq i madh saqë hulumtuesit, që po bënin kërkime në ujërat e kristalta të arkipelagut të Solomonit, fillimisht menduan se hasën në një anije të fundosur.
“Kur ne menduam se nuk ka mbetur asgjë tjetër për t’u zbuluar në planetin Tokë, ne gjetëm një koral masiv të bërë nga gati 1 miliard polipe të vogla, që pulson me jetë dhe ngjyra”, tha ekologu detar, Enriv Sala.
Korali masiv i zbuluar në Paqësor. Fotografi e realizuar nga National Geographic Pristine Seas më 24 tetor 2024.
Korali masiv i zbuluar në Paqësor. Fotografi e realizuar nga National Geographic Pristine Seas më 24 tetor 2024.
Struktura besohet se është rritur për rreth 300 vjet, thanë shkencëtarët, dhe është krijuar nga një “rrjet i ndërlikuar” i polipeve të vogla koralesh.
Ky koral dallon nga një koral shkëmbor, i cili përbëhet nga koloni të dallueshme koralesh, shpjeguan shkencëtarët.
I gjerë 34 ketra dhe 32 metra i gjatë, ky “mega-koral”, thanë hulumtuesit, është tri herë më i madh sesa korali më i madh i zbuluar paraprakisht në Samoan amerikane, i quajtur “Big Momma”.
“Përderisa ‘Big Momma’ duket si një lugë e madhe me akullore e vendosur poshtë një shkëmbi, ky koral i sapozbuluar është sikurse akullorja kur fillon të shkrihet, dhe shtrihet përgjatë shtratit të detit”, tha shkencëtarja kryesore e ekipit që e zbuloi koralin, Molly Timmers.
Korali është më i gjatë sesa një balenë blu dhe besohet se është “aq kolosal” sa mund “të shihet nga hapësira”.
Ai u pikas nga një ekip i National Geographic, që po kryente një ekspeditë shkencore në rajon.
Oqeanet më të nxehta dhe acidet kanë shkatërruar jetën e koraleve në shumë zona të ujërave tropikale. Por, zbulimi i fundit ofron shpresë, tha ekipi që e zbuloi koralin.
“Përderisa shkëmbinjtë e cekët që gjenden afër u degraduan për shkak të deteve të ngrohta, të gjesh një koral kaq të shëndetshëm në ujëra pak më të thella është një fije shprese”, tha shkencëtari i koraleve, Eric Brown.
Ujërat e pastër të Ishujve Solomon njihen prej kohësh për diversitetin e tyre ekologjik.
“Ka shumë ende për të mësuar për pasuritë e jetës detare dhe të ekosistemit të oqeanit, por ky zbulim hap dyert për dije”, tha zyrtari kryesor i Ishujve Solomon, Collin Beck.
“Duhen kërkime të tjera për të kuptuar më mirë biodiversitetin tonë të pasur dhe të planetit tonë”, shtoi ai./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...