Një kirurg thotë se e ka kryer transplantin e parë të kokës në një majmun pak para planeve që kjo procedurë kontroverse të bëhet në një njeri në fund të vitit të ardhshëm.
Profesori italian Sergio Canavaro, drejtor i Grupit për Neuromodulim të Avancuar dhe hulumtuesit në Universitetin Mjekësor Harbin në Kinë-transmeton arbresh.info, postuan fotografitë e krijesës ku shihet se koka e trupi janë të kafshëve të ndryshme.
Rreth qafës shihen qepjet të cilat sugjerojnë se koka ka qenë e këputur.
Sipas profesorit Canavero, ekipi lidhi fillimisht furnizimin me gjak për të siguruar se kafsha mund të jetojë pa pasur lëndim të trurit. Ata ende nuk kanë arritur ta lidhin edhe palcën kurrizore prandaj edhe nëse kafsha mbijeton ajo do të jetë plotësisht e paralizuar.
“Majmuni i mbijetoi procedurës pa dëmtime neurologjike.”-u shpreh profesori, mirëpo shtoi si se kafsha u vu në gjumë pas 20 orësh për arsye etike./arbresh.info
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...