Piku i infektimit me coronavirus në Gjermani mund të pritet të ndodhë në qershor.
Kështu pretendojnë shkencëtarët e Universitetit Johanes Gutenberg në Majnc dhe Universitetin e Hamburgut, transmeton Telegrafi.
Gjatë pikut të krizës së coronavirusit do të mund të infektohen deri në 1.3 milion njerëz, pretendojnë shkencëtarët.
E sa i përket fundit të epidemisë në Gjermani, ata janë të bindur se do të marrë fund në gusht.
Ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve federale dhe krahinave, gjatë një video konference të zhvilluar, kanë deklaruar se kufizimi i lëvizjes dhe kontakti duhet të mbeten në fuqi.
Siç bëri të ditur qeveria e krahinës Tiringisë, këto masa duhet të zbatohen në mënyrë konsekuente.
Kryesuesi në konferencën e ministria të Punëve të Brendshme, ministri i Brendshëm i Tiringisë, Georg Mayer, ka thënë se masat e ndërmarra pritet të japin rezultate.
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...