Hulumtuesit e Institutit të Mikrobilologjisë Vlaams, që ndodhet në Ghent të Belgjikës, kanë gjetur se molekulat që ndodhen në gjakun e kësaj kafshe të familjes së devesë, mund të shërbejnë si terapi për trajtimin e shpërthimit të këtij infeksionit.
“Mundësia e përdorimit të antitrupave të llamave, varet se sa shumë bëjmë hetime mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Sunday Times.
Këto antitrupa, të cilat u përdorën për herë të parë në hulumtimin për HIV, kanë rezultuar të efektshëm kundër viruseve MERS dhe SARS në të kaluarën.
Veçoritë e jashtëzakonshme të antitrupave të gjetura në gjakun llamave dhe alpacave, u zbuluan për herë të parë nga Universiteti i Brukselit në vitin 1989.
Përmasat e vogla që kanë këto antitrupa, iu lejon të synojnë viruset mikroskopikë në mënyrë më efektive, në atë që njihet si teknologji e këtyre trupave mikroskopike.
Një tjetër studim i Koresë së Jugut, i raportuar në revistën Cell Host and Microbe, ka gjetur qelbësit e infektuar me coronavirus, reagojnë njëjtë si njerëzit dhe mund të ishin ‘një mjet i dobishëm për të vlerësuar efikasitetin e trajtimeve antivirale dhe vaksinat parandaluese.’
Studiuesit në Hong Kong, gjithashtu kanë zbuluar se reagimi i hamsterit sirian ‘i ngjan ngushtë manifestimevetë infeksionit të traktit të sipërm dhe të poshtëm të frymëmarrjes te njerëzit’.
Ky studim i botuar në revistën Science, zbuloi se të të hamsterë të infektuar, humbën peshë, ranë në letargji dhe zhvilluan lesh të egër, kishin qëndrim të ngathët dhe frymëmarrje të shpejtë, pasi që u infektuan.
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...