Shkencëtarët gjejnë pjesëza kozmike brenda piramidave në Egjipt

15:39 | 18 Janar 2016
Arbresh.info

Hulumtuesit kanë nisur studimin e pjesëve misterioze kozmike të cilat u zbuluan në Piramidën Bent të Egjiptit.-transmeton arbresh.info.

Ata besojnë se këto pjesëza mund të japin përgjigje se si janë ndërtuar piramidat afro 4,600 vite më parë.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka instaluar pllaka brenda piramidës 105 metra të ndërtuar nga faraoni Snefru dhe muajin e kaluar i ka mbledhur rezultatet.

Brenda strukturave antike, hulumtuesit gjetën pjesëza radiografike të njohura si muona të cilat kanë rënë nga atmosfera e tokës.

Pjesëzat dëpërtojnë lirshëm në hapësirë mirëpo absorbohen nga sipërfaqet e forta.

“Për ndërtimin e piramidave nuk ka asnjë teori e cila është provuar apo testuar 100%. Të gjitha janë teori apo hipoteza.”-u shpreh zv/presidenti i Institutit për Ruajtje të Trashëgimis, Hany Helal i cili është duke e kryer studimin.

Piramida Bend ndodhet rreth 40 km larg Kajros./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme