Shkencëtarët në Australi kanë klasifikuar një specie të re dinosauri, të zbuluar në vitin 2007, si më e madhja e gjetur ndonjëherë në kontinent.
Kooperenza Australotitane ose “titani jugor”, është ndër 15 dinosaurët më të mëdhenj të gjetur në të gjithë botën.
Ekspertët thanë se titanosauri do të kishte qenë i lartë deri në 6.5m (21ft) dhe 30m i gjatë, ose “sa një fushë basketbolli”.
Skeleti i saj u zbulua për herë të parë në një fermë në jug-perëndim të Queensland, transmeton arbresh.info.
Paleontologët kishin punuar gjatë dekadës së fundit për të identifikuar dinosaurin – duke e dalluar atë nga speciet e tjera të njohura duke krahasuar skanimet e kockave të saj me ato të sauropodëve të tjerë.
Sauropodët ishin dinosaurë që hanin bimë, të njohur për madhësinë e tyre. Ata kishin kokë të vogël, qafë shumë të gjatë, bisht të gjatë dhe këmbë të trasha, si kolonë.
Këta dinosaurë endeshin në kontinent gjatë periudhës kretace, rreth 92-96 milion vjet më parë./BBC/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë