Një grup shkencëtarësh nga OBSH ka arritur të hyjë në Kinë, në Ëuhan, në qytetin ku edhe shpërtheu koronavirusi.
Qëllimi i shkencëtarëve është që të zbulojnë originën e virusit, shkruan euroneës, transmeton portal arbresh.info
Grupi prej 10 shkencëtarësh është dërguar në Kinë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe është aprovuar nga Presidenti kinez Xi Jinping.
Ata kanë arritur të hyjnë në vend një muaj pas zvarritjeve diplomatike që shkaktuan pasiguri dhe komplikacione për punën studiuese.
“Ekziston mundësia që dhjetëra mijëra njerëz të tjerë kanë qenë me COVID-19 në Wuhan”
Shkencëtarët dyshojnë se virusi ka vrarë 1.9 milionë njerëz që nga fundi i vitit 2019 dhe besohet se ai është përhapur nga lakuriqët e natës.
Megjithatë, disa shkencëtarë thonë se virusi është laboratorik, ndërsa vetë Kina mohon që virusi është shpërndarë nga Kina, ndërsa shton se mund të ketë ardhur në vend nga vendet tjera, nga importimet e ushqimit të detit.
Por, shkencëtarët kanë hedhur poshtë teorinë kineze dhe presin që të studiojnë në detaje mbi origjinën e virusit.
Kina refuzoi një studim ndërkombëtar, pasi Presidenti Donald Trump e quajti koronavirusin “virus kinez” dhe të dalë nga laboratori në Wuhan./arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë