Viti 2021 ishte viti i pestë më i nxehtë në botë, duke shënuar kështu një rekord të ri, ndërsa nivelet e dioksidit të karbonit dhe metanit që ngrohin planetin në atmosferë arritën nivele të reja në vitin 2021, thanë shkencëtarët e Bashkimit Europian.
Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike përmes një raporti ka deklaruar se shtatë vitet e fundit ishin më të ngrohtat në botë “me një diferencë të qartë” në të dhënat që datojnë që nga viti 1850 dhe temperatura mesatare globale në 2021 ishte 1.1-1.2C mbi 1850 -1900 nivele, transmeton portal arbresh.info
Vitet më të nxehta të regjistruara ishin 2016 dhe 2020.
Vendet u angazhuan në bazë të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 që të përpiqen të kufizojnë rritjen e temperaturës globale në 1.5C, niveli që shkencëtarët thonë se do të shmangte ndikimet e saj më të këqija.
Kjo do të kërkonte që emetimet të përgjysmohen deri në vitin 2030, por deri më tani ato janë ngarkuar më shumë.
Ndryshimet klimatike sollën shumë ngjarje ekstreme në lidhje me motin gjatë vitit 2021, përfshirë përmbytjet në Europë, Kinë dhe Sudanin e Jugut, ndërsa kujtojmë se Siberia dhe SHBA-të ishin përfshirë nga një zjarr i madh.
“Këto ngjarje janë një kujtesë e fortë e nevojës për të ndryshuar mënyrat tona, për të ndërmarrë hapa vendimtarë dhe efektivë drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe për të punuar drejt reduktimit të emetimeve neto të karbonit,” tha drejtori i C3S, Carlo Buontempo, shkruan Reuters.
Vera e vitit të kaluar është regjistruar si me e ngrohta në Europë, ku gjatë muajit korrik dhe gusht Greqia dhe Turqia u kapluan nga zjarre intensive.
Në korrik më shumë se 200 njerëz kanë humbur jetën në Europën Perëndimore si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shkencëtarët theksojnë se ndryshimi i klimës i ka bërë përmbytjet për 20% më të mundshme.
Gjithashtu atë muaj, përmbytjet në provincën Henan të Kinës vranë më shumë se 300 njerëz. Në Kaliforni, një valë të nxehti rekord u pasua nga zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit, duke shkatërruar token dhe duke detyruar shumë njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...