Vatrat e infeksionit mund të jenë shkas për valën e tretë të epidemisë së koronavirusit në Britaninë e Madhe, paralajmëruan dhe apeluan shkencëtarët britanikë që të dhënat e sakta, dhe jo datat dhe afatet, të analizohen përpara se të merren vendime për zbutjen e masave anti-epidemike.
Qeveria po përgatitet të heqë shumë kufizime nga nesër, por shkencëtarët akuzojnë ministrat për devijim nga analiza e të dhënave në një përpjekje për të normalizuar me shpejtësi jetën dhe ekonominë, shkruan Observer, transmeton portali arbresh.info
“Ka një pjesë në Britani të Madhe që ka ende shkallë të lartë të infeksionit. Sidoqoftë, shumë njerëz në ato pjesë të Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë mundësi të izolojnë veten dhe ne duhet ta adresojmë këtë problem urgjentisht”, tha profesori i Universitetit të Leeds, Stefan Grfin.
Është shqetësuese, thotë ai, se pritet të përsëritet e njejta gjë.
Ka akoma shumë vatra të infeksionit dhe shumë pak vëmendje po i kushtohet për të vendosur përhapjen e virusit nën kontroll në ato zona, theksoi ai./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...