Google ADS

Shkencëtarët: Bota ende nuk është gatshme për foshnjet me gjene të modifikuara

11:46 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një grup shkencëtarësh të shquar deklaruan se është ende shumë herët që të përpiqemi për të bërë ndryshime permanente në ADN që mund të trashëgohen nga gjeneratat e ardhshme, siç pretendon një studiues kinez se ia ka arritur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët këtë javë u mblodhën në Hong Kong në një konferencë ndërkombëtare mbi modifikimin e gjeneve, mundësinë për të rishkruar kodin e jetës në përpjekje për të korrigjuar ose parandaluar sëmundjet.

Megjithëse shkenca mban premtimet për të ndihmuar njerëzit tashmë të lindur dhe studion testimet që janë në zhvillim e sipër, sipas deklaratës së lëshuar të enjten nga udhëheqësit 14-anëtarësh të konferencës, thotë se është e papërgjegjshme ta provosh atë mbi vezët, spermatozoidet ose embrionet përveç në hulumtime laboratorike sepse ende nuk dihet mjaftueshëm për rreziqet dhe sigurinë e saj.

Konferenca u trondit nga hulumtimet e studiuesit kinez, i cili pretendon se ka ndihmuar në krijimin e foshnjës së parë në botë me gjene të modifikuara, ku thotë se më herët gjatë këtij muaji kanë lindur vajzat binjake. Udhëheqësit e konferencës kërkuan një hetim të pavarur rreth pretendimeve të He Jiankui nga Shenzhen, i cili i foli të mërkurën para grupit, pasi kundër pretendimeve të tij ishin ngritur kritika ndërkombëtare.

Nuk ka konfirmime të pavarura rreth asaj se e ka bërë atë që thotë. Ai ishte planifikuar t’i adresohej përsëri konferencës të enjten, por u largua nga Hong Kongu dhe përmes zëdhënësit të tij dërgoi një njoftim ku thotë se “unë do të qëndroj në Kinë, shtetin tim dhe do të bashkëpunoj plotësisht për të gjitha pyetjet në lidhje me punën time. Të dhënat e mia të papërpunuara do të vihen në dispozicion për rishikim nga palët e treta”.

Disa shkencëtarë të shquar potencuan se rasti nxori në sipërfaqe një dështim të fushës për vetëmbrojtje dhe nevojën për parime ose rregullore më të rrepta.

“Nuk është e paarsyeshme të pritet që komuniteti shkencor të ndjekë udhëzimet”, tha David Baltimore, laureat i Çmimit Nobel nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë i cili udhëhoqi panelin.

Modifikimi i gjeneve për qëllime riprodhuese mund të konsiderohet në të ardhmen, “por vetëm kur ka nevoja të domosdoshme mjekësore”, me një kuptim të qartë të rreziqeve dhe përfitimeve si dhe disa kushteve të tjera, tha Dr. Victor Dzau, kryetari i Akademisë Kombëtare të Mjekësisë, një nga sponsorët e konferencës.

“Mos ndjekja e këtyre udhëzimeve do të ishte një akt i papërgjegjshëm”, shtoi ai.

Sponsorë të tjerë të konferencës tre-ditore janë Akademia e Shkencave të Hong Kongut, Shoqata Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar dhe Akademia Kombëtare e SHBA-ve dhe Akademia e Shkencave Kombëtare të SHBA-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme