Tre persona janë vrarë në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ku armiqtë India e Pakistani janë përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëjnë të ditur zyrtarë nga të dyja anët e kufirit.
Ushtritë përballen përgjatë kufirit shumë të militarizuar dhe të diskutueshëm, të njohur si Linja e Kontrollit (KLI), që ndan rajonin Himalajan me shumicën e myslimanëve, transmeton portali arbresh.info.
Trupat indiane javën e kaluar thanë se sulmuan dhe dëmtuan postet e ushtrisë pakistaneze në Kashmir, ndërsa kërkonin të parandalonin militantët që po infiltonin nga pala pakistaneze, por Islamabad mohoi pretendimin.
Mohammad Usman, një zyrtar i policisë në rrethin jugor të Poonch të Kashmirit që kontrollohet nga Pakistani, tha se granatimet filluan në mëngjes. Dy civilë u vranë dhe gjashtë u plagosën.
Ushtria indiane tha se një person u vra dhe një tjetër u plagos në anën e tyre të Kashmirit, duke fajësuar Pakistanin për fillimin e shkëmbimit të zjarrit./Arbresh.info
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...