Ministri i Bujqësisë i Irlandës, Dara Calleary, dha dorëheqjen të premten pasi u zbulua se kishte shkelur masat e qeverisë kundër koronavirusit të ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Calleary mori pjesë në një darkë të shoqatës së golfit, ku ishin mbi 80 njerëz të pranishëm, pak më shumë se 24 orë pasi qeveria irlandeze vendosi ndalimin e tubimeve shtëpiake me më shumë se gjashtë persona, sipas të përditshmes “Belfast Telegraph”.
“Ministri për Bujqësi, Ushqim dhe Marinë, Dara Calleary TD jep dorëheqje si anëtar i qeverisë, e cila hyn në fuqi menjëherë”, tha zëdhënësi i Calleary për faqen e internetit të lajmeve “Independent.ie”.
Ai kishte kërkuar falje në një deklaratë të enjten në mbrëmje, duke thënë: “Mbrëmë kam marrë pjesë në një ceremoni, për të cilën jam angazhuar disa javë më parë, për të nderuar një person që e respektoja dhe e admiroja shumë”.
“Në vazhdën e udhëzimeve të përditësuara të shëndetit publik këtë javë nuk duhet të kisha marrë pjesë në këtë veprimtari. Dua të kërkoj falje pa rezervë nga të gjithë. Ne po kërkojmë shumë nga të gjithë në këtë kohë të vështirë. Unë gjithashtu kërkoj falje dhe shpreh keqardhjen time të sinqertë për kolegët e mi të qeverisë”, tha ai.
Kryeministri i Irlandës Micheal Martin tha se pjesëmarrja e Calleary ishte “e gabuar dhe një gjykim i gabuar nga ana e tij”.
“Unë pranova dorëheqjen e tij. Njerëzit në të gjithë vendin kanë bërë sakrifica shumë të vështira, personale në jetën e tyre familjare dhe në bizneset e tyre, në përputhje me rregullat e COVID-it. Kjo ngjarje nuk duhet të ndodhte në mënyrën si e bëri duke marrë parasysh vendimin e qeverisë të së martës së kaluar”, tha ai në një deklaratë.
Martin tha se Calleary mbeti “një përfaqësues publik i devotshëm dhe i përkushtuar”, duke shtuar: “Ky gabim nuk ishte i karakterit të tij. Ai ka marrë vendimin e duhur për vendin, veçanërisht në dritën e përpjekjeve tona të vazhdueshme në luftën kundër COVID-19”.
Dorëheqja e Calleary vjen vetëm 37 ditë pas emërimit të tij. Ai kishte zëvendësuar paraardhësin e tij Barry Cowen, i cili u pushua nga puna pasi bëri një shkelje duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...